Urdhër arresti për Elsa Lilën në Itali, pjesë e grupit italo-shqiptar të përfshirë në trafikun e …

0
Urdhër arresti për Elsa Lilën në Itali, pjesë e grupit italo-shqiptar të përfshirë në trafikun e …
Gjigandi

Mediat italiane kanë raportuar sot goditjen e një grupi italo-shqiptarë prej 13 personash, si pjesë e një operacioni antidrogë në Romë.

Mes të dyshuarve është edhe këngëtarja e famshme shqiptare Elsa Lila. Për këngëtaren ka një urdhër arresti.

Që në orët e para të mëngjesit, agjentët e policisë italiane po ekzekutojnë urdhrin për zbatimin e masës së arrestit ndaj 13 personave të cilësuar si të dyshuar për përfshirjen në trafikimin e lëndëve narkotike, ka raportuar Il Messaggero.

Sipas raportimit, Lila mbante llogaritë e grupit të trafikut të drogës..

Aktualisht vijojnë kontrollet dhe arrestimet në zonën e Acilias. Pas hekurave ka përfunduar boksieri shqiptar Petrit Bardhi, me nofkën “Titty”, mik i ngushtë i Arben Zogut “Riccardino”, dhe një tjetër boksier shqiptar Orial Kolaj, i quajtur “bateria e Ponte Milvio”.

RonaTyra

Riccardino dhe Titty ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu