Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pedagogëve duke thënë se univeristetet nuk janë gjimnaze dhe se koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme sepse këtë e kërkojnë Sindikatat i ka ardhur fundit.
Rama theksoi më tej se Universiteti duhet të jetë aktor në treg dhe të thithë fonde nga të gjitha anët duke shtuar se qeveria do të mbështesë më shumë ata që i sjellin më shumë shoqërisë.
“Universitetet nuk janë gjimnaze, trupa pedagogjike, nuk janë trupa të infermierëve apo punonjës policie. Janë trupa që mbahen vetëm me pagën e shtetit. Përgjithësisht, tani me reformën e autonomisë spitalore do të diferencohen edhe pagat e mjekëve. Universiteti është midis jetës përpara, sesa kur thoje dikur të hyjmë në jetë pra është midis shtetit dhe tregut por, duhet ta ketë pjesë të AND-së vet thithjen e të ardhurave nga tregu. Të jetë aktor në treg dhe magnet për të thithur fonde nga të katër anët. Pra koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme se kërkojnë sindikatat ka mbaruar bashkë me Reformën e Arsimit të Lartë. Autonomia është liri dhe përgjegjësi. Ne është hera e fundit që bëjmë rritje page uniforme. Do mbështesim më shumë ata që i sjellin më shumë shoqërisë”, tha Rama.