Reagon Bashkia Has: Elisabeth II, je në zemrën e çdo hasjani

0
Gjigandi

Pasi Mbretëresha e Britanisë së Madhe ndërroi jetë ditën e djeshme, ka reaguar edhe Bashkia e Hasit. Qyteti i Hasit, njihen për lidhjet e ngushta me Mbretërinë e Bashkuar, pasi shumë qytetarë të tij jetojnë në këtë shtet.

Përmes një postimi në Facebook, Bashkia Has, shkruan se e ka obligim të ndajmë dhimbjen me familjen mbretërore dhe qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar për këtë humbje të madhe. Gjithashtu në njoftim theksohet se Elisabeth II, ka zënë një vend të veçantë në zemrën e çdo hasjani.

Postimi i Bashkisë

Në emër të Bashkisë Has, të qytetarëve por edhe vajzave, djemve e familjeve hasjane që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, shprehim ngushëllimet më të ndjera për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Sajë, Mbretëreshës Elisabeth II. E ndjejmë obligim të ndajmë dhimbjen me familjen mbretërore dhe qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar për këtë humbje të madhe. Prej vitesh qytetarët e Hasit ndërtuan ura komunikimi me Britaninë e Madhe, gjetën strehë e ndërtuan jetën e të ardhmen. U betuan para Madhërisë së Sajë e cila u besoi shtetësinë e Kurorës, për të qenë qytetarë të denjë e kontribues vlerash në atë tokë e cila u kthye në atdheun e dytë për ta. Ne përulemi para veprës të Elisabeth II, e cila ka zënë një vend të veçantë në zemrën e çdo hasjani. Faleminderit Mbretëreshë. U prehsh në paqe. Mbetesh e paharruar për ne !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu