“Unë nuk ia fus kot”/ Largimi masiv i infermierëve në Gjermani, Rakacolli tek “Ligjet”: Nuk ikin për pagë!

0
Gjigandi

Në fjalën e saj tek Komisioni i Ligjeve, zv.ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli këtë të mërkurë ka thënë se mjekët dhe infermierët shqiptarë nuk ikin drejt Gjermanisë për pagë.

Rakacolli tha se pagat janë rritur dhe deri në fund të mandatit kjo rritje do të shkojë deri në 20%.

“Pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur. Do të rriten me 40% gjatë mandatit. Sapo u bë rritja më e madhe që është bërë ndonjëherë. Ishte rritja e tretë brenda mandatit. Në Gjermani shkojnë mjekët por mos harroni detajin e rëndësishëm që nga 1.3 mjekë për 1 mijë banorë kemi 1.9 mjekë për 1 mijë banorë.

Ne po rrisim kuotat e mjekëve. Unë nuk ia fus kot se nuk jemi këtë për lojë kungulleshkash. Pse kaq e aq? Për sa i përket lëvizjes, e rëndësishme është që mjekët këtu kanë kushte. Nuk është vetëm rroga. Mos harroni që deri para një viti bëheshin shumë pak bërja e analizave publike”, tha Rakacolli.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu