U transferua një muaj më parë, Baloteli pranë largimit nga Zvicra. Klubi italian nis ofensivën për “Super Mario”-n

0
Gjigandi

E pabesueshme ajo që po ndodh me karrierën e Mario Balotelit!

Sipas asaj që raporton “Quotidiano Nazionale”, 32-vjeçari italian nuk është ambjentuar te ekipi i Sionit të ish-zv.trajnerit të Kombëtares shqiptare, Paolo Tramexani, dhe vetëm një muaj pas mbërritjes së tij në Zvicër, është duke medituar për të disatën herë rikthimin në Itali.

Kjo situatë ka krijuar shumë besim për klubin e Kaljarit, të cilët dëshirojnë ringjitjen në Serinë A duke parë kualitetet që të ofron “Super Mario”.

Klubi nga Sardenja do të nisë ofensivën në muajin janar, muaj ku përkon nisja e merkatos dimërore.

Ish-sulmuesi i Interit dhe i Milanit, u transferua nga Adana Demirspor te Sioni në Zvicër më 31 gusht.

RonaTyra

Aktualisht me fanellën e Sionit në Superligën zvicerane, ai është aktivizuar gjithsej në 2 ndeshje, por pa mundur dot të shënojë dhe asistojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu