U takua me legjendat e basketbollit të Spanjës, Veliaj thirrje të rinjve: Një sërë aktivitetesh do zhvillohen në kryeqytet, mos i humbisni

0
10
Gjigandi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar këtë të enjte me legjendat e basketbollit  të Realit të Madridit dhe ambasadorin e Spanjës, Alvaro Renedo Zalba.

Përmes një video-live në ‘Facebook’, Veliaj njoftoi se Tirana ka hyrë në Javën e Kulturës Spanjolle, ku për rrjedhojë do zhvillohen një sërë aktivitetesh.

“Kemi lidhje speciale me Spanjën, ndaj dhe jemi sot këtu për të promovuar javën e Kulturës Spanjolle. Duam ta shfrytëzojmë për sa më shumë aktivitete. Sot Tirana ka lidhje direkt me Madridin, Spanjën dhe duam ta çojmë para punën tonë. Unë e di që kemi kaluar kohë të vështira, por jeta vazhdon ndaj dhe marrëdhëniet me njerëzit janë të rëndësishme. Ditë më të mira do vijnë”, tha ndër të tjera ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu