U përplas nga një makinë në Durrës, i moshuari ndërron jetë në spital, në kërkim shoferi

0
Gjigandi

78-vjeçari që është përplasur nga një person me makinë më datë 17 janar në stacionin e trenit në Durrës, ka ndërruar jetë në spital.

Uniformat blu raportojnë se i moshuari ka ndërruar jetë sot, pesë ditë pas ngjarjes. Policia shton se automjeti që kishte përplasur 78-vjeçarin, ishte larguar nga vendi i ngjarjes në momentin që kanë shkuar efektivët dhe autori ende nuk është identifikuar.

Njoftimi i policisë:

Sqarim i DVP Durrës

Në lidhje me aksidentin e ndodhur më datë 17.01.2023, rreth orës 06:15, ku në vendin e quajtur Stacioni i Trenit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin H. B., 78 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital, ju sqarojmë se:

RonaTyra

Shërbimet e Policisë, në momentin e marrjes dijeni për aksidentin e ndodhur, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se automjeti që kishte përplasur 78-vjeçarin, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon intensivisht veprimet hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin si dhe kapjen e vënien në pranga të drejtuesit të automjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu