U përplas me drejtorin e burgut të Fierit, Saimir Tahiri transferohet në burgun e Lushnjës

0
Gjigandi

I dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është përplasur drejtorin e burgut të Fierit Arjan Hasani. Si pasojë e këtij konflikti Tahiri ka kërkuar edhe trasferim nga ky burg, e ta vuajë dënimin në një nga burgjet e tjera të sigurisë së zakonshme.

U mësua se Tahiri prej javësh ka shprehur pakënaqësi për kushtet brenda insititucionit të vuajtjes së dënimit për të burgosurit, dhe rregulllat që duhet të vendosin familjarët e tyre.

Një nga konfliktet mes tij, dhe drejtorit është uji i pijshëm, ku sipas rregullave të izoluarit në këtë burg, nuk u lejohet të furnizohen nga familjarët, por ujë të blihet në dyqanin e burgut.

Ndërsa sipas, e raportimeve, Tahiri po transferohet në burgun e Lushnjës, pas kërkesës së familjarëve të tij.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu