Ditën e djeshme, në rrjet qarkulloi lajmi se çifti i famshëm i “Big Brother VIP Kosova”, Vivien dhe Getinjo, po bëhen prindër për herë të parë.
Flitej se dyshja po shkëputej nga rrjetet sociale për të shijuar në privatësi pritjen e ëmbël, mirëpo vetë Vivi i ka mohur sot këto zëra. Në një prononcim për “Prive”, ajo ka thënë se nuk është shtatzënë.
“Nuk janë lajme të vërteta. Nuk e di nga e kanë nxjerrë këtë si lajm”– është shprehur ish-konkurrentja e “BBV Kosova”.
Pavarësisht lajmeve të ndarjes apo shtatzënisë që kanë qarkulluar në rrjet, Vivien dhe Getinjo vazhdojnë ta shijojnë romancën e tyre. Ajo shkon shpesh në shtëpinë e reperit në Kosovë, ndërsa nuk mungojnë as fotot herë pas herë së bashku në rrjete sociale.