Plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët/ Identifikohet autori, ia mbath pas krimit

0
Gjigandi

 

Është identifikuar autori i plagosjes në Shkodër, ku mbetën të lënduar 3 persona.

Mësohet se Aldo Hasani rreth 18 vjeç ka plagosur me thikë 3 bashkëmoshatarë të tij, të cilët po marrin mjekim në spital. Bëhet me dije se një prej të plagosurve është më rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.

Ende nuk dihen motive mbi ngjarjen ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.

Njoftimi i policisë:

RonaTyra

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij.

Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu