Shpërndante lëndë narkotike me doza, arrestohet i moshuari në Kuçovë

0
Gjigandi

Një 60-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, pasi u kap me lëndë narkotike.

Shtetasi me iniciale S.D., i është sekuestruar 33 doza kokaine, vaj hashashi, një peshore elektronike dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Measure”.

Vihet në pranga një shtetas që ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

RonaTyra

Sekuestrohen 33 doza kokaine, vaj hashashi, një peshore elektronike dhe një aparat celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas ushtronte këtë aktivitet kriminal në Kuçovë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Measure”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 60 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit S. D. dhe kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi vaji hashashi, një peshore elektronike dhe një aparat celular.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu