Nis punën inceneratori i Elbasanit: çdo ditë trajton 120 tonë mbetje

0
Gjigandi

Inceneratori i Elbasanit thashmë është duke punuar në funksion të plotë. Ashtu siç parashikohej në kontratë, ai po djeg mbetjet e disa bashkive .

Impianti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane çdo ditë trajton rreth 120 tonë mbetje urbane të 7 bashkive të qarkut. Ai administrohet nga 7 bashkitë si një shoqëri aksionere. Puna konsiston në selektimin dhe më pas djegien e mbetjeve, proces nga i cili prodhohet energji.

Inceneratorët janë kthyer në kryefjalë të akuzave politike, por kryetari i Bashkisë së Elbasanit ka theksuar faktin se më parë mbetjet urbane digjeshin duke helmuar gjithë qytetin.

Në vitin 2016, Elbasani ishte bashkia e parë e cila i dha një zgjidhje përfundimtare problemit të trajtimit të mbetjeve urbane. Djegia e tyre e kishte detyruar më parë të shpallte gjendjen e emergjencës mjedisore./TCH

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu