Dy shqiptarë, 35 dhe 40-vjeç janë arrestuar pas u kapën duke kryer vjedhje në Gjermani. Një dëshmitar vuri re një elektrik dore të ndezur në një ndërtesë banimi në Breckenstrasse rreth orës 19:00 të së premtes dhe njoftoi policinë. Kur oficerët mbërritën, një person u hodh nga dritarja dhe u përpoq të ikte. Menjëherë pas kësaj, një person i dytë doli me vrap nga shtëpia, i cili më pas u fsheh aty pranë.
Pas disa minutave 2 shqiptarët u kapën dhe u vunë në pranga, ndërsa me vete iu gjetën sendet e vjedhura dhe pajisjet që kishin përdorur.
Ata nuk kanë banim të përhershëm në Gjermani, megjithëse autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse kanë qenë të përfshirë në vjedhje të tjera.