Edhe pse ligjërisht janë të mbyllura, bastet sportive vijojnë të jenë në tregun e zi. Një 28-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke vendosur baste sportive në telefon.
Po ashtu u sekuestrua edhe aparati celularë me të cilin vendoseshin bastet.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Tiranës bën me dije se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: T. X., 28 vjeç, banues në Luz, pasi u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.