U jepnin ryshfet doganierëve dhe fusnin mallra kontrabandë në Shqipëri, policia jep detaje për ak…

0
U jepnin ryshfet doganierëve dhe fusnin mallra kontrabandë në Shqipëri, policia jep detaje për ak…
Gjigandi

Policia e Shtetit dha detaje në lidhje me aksionin në Portin e Vlorës, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit Arian Kasëmi dhe Skënder Kasëmi, të cilët dyshohet se u jepnin ryshfet doganierëve dhe fusnin mallra kontrabandë në Shqipëri.

Ndërsa në kërkim janë shpallur doganieret Aurel Nebiu dhe Mustafa Meçaj.

“Arian Kasëmi, 59 vjeç dhe Skënder Kasëmi, 32 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet rryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin, në territorin e Republikës së Shqipërisë, produkte kontrabandë”

, tha policia.

NJOFTIMI I PLOTE

RonaTyra

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porti”.

Operacioni, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e SPAK.

Vihen në pranga 2 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 2 doganierë të portit të Vlorës.

Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të procedimit penal të nisur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, finalizoi operacionin policor të koduar “Porti”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. K., 59 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, banues në Vlorë, për të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet rryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin, në territorin e Republikës së Shqipërisë, produkte kontrabandë.

Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u bë shpallja në kërkim e shtetasve:
A. N., 46 vjeç dhe M. M., 62 vjeç banues në Vlorë, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Doganore Vlorë, për të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në këmbim të rryshfetit, lejonin kalimin e produkteve kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu