53-vjeçarja Carol Mayer nga Queensland, Australi, pësoi djegie në rreth 85 përqind të trupit gjatë një zjarri që përfshiu shtëpinë e saj dy dekada më parë. ‘Ish-mbretëresha e bukurisë’, për të cilën u tha që kishte vetëm 50 përqind mundësi për të mbijetuar pas incidentit, ka pozuar disa foto të veçanta.
Fotot nudo të shkrepura nga fotografi me origjinë nga Londër, Brian Cassey, dhe që janë titulluar ‘Skin The Skin I’m In ’ janë listuar në tabelën për çmimin Portreti ‘Humanity 2020’.
Carol dhe djali i saj i mbijetuan flakës së tmerrshme, por Carol mori plagë që i ndryshuan jetën.
Tani, 53 vjeçarja, e cilësuar edhe si ‘ish-mbretëresha e bukurisë thotë’: Me djegiet është e vështirë fizikisht dhe mendërisht për çdo njeri që të kalojë. Por nëse e keni atë frymë të vërtetë luftarake, atë që unë kam, kjo është ajo që më ka ripërtëritur, mirësjellje dhe vendosmëri.
Burimi: top-channel.tv