Një burrë në Indi ka vrarë veten pasi gruaja e tij lindi vajzë.
Nga ana tjetër, gruaja, kur mësoi për lajmin pësoi atak kardiak dhe si pasojë ndërroi jetë. Sipas autoriteteve policore, 23-vjeçarja Supriya Das, kishte lindur katër ditë më parë.
Ndërsa fill pas lindjes u qortua nga e vjehrra dhe i shoqi, pasi dëshira e tyre ishte që ajo të lindte djalë. Incidenti është shënuar në Gautamngar, rreth 130 km në jug të Agartala-s.
Sipas dëshmisë së fqinjëve, vjehrra e Supriya-s e qortonte atë dhe i thoshte vazhdimisht se lindja e një vajze është një shenjë e keqe për familjen.
Burimi: top-channel.tv