U bashkua me ushtrinë për të mbrojtur Ukrainën, vritet gjatë luftës sportisti 19-vjeçar

0
U bashkua me ushtrinë për të mbrojtur Ukrainën, vritet gjatë luftës sportisti 19-vjeçar
Gjigandi

Gjithë Ukraina është e bashkuar në këtë luftë që po kalon me Rusinë, ku qindra qytetarë kanë humbur jetën.

Shumë ukrainas nga fusha të ndryshme, përfshirë dhe ajo e sportit janë bashkuar për t’i shërbyer ushtrisë vendase që të mos lejojnë pushtimin rus të përparojë dhe më shumë.

Shumë nga këta kanë humbur jetën gjithashtu, ku së fundmi ka qenë një atlet 19-vjeçar i cili ushtronte sportin e biatlonit (ski dhe qitje në borë).

Ai quhej Jevehen Malishev dhe ishte pjesë e skuadrës të së rinjve në Ukrainë për sportet e dimrit.

Ai u bashkua me ushtrinë për të mbrojtur shtetin e tij, por mbeti i vrarë nga sulmet e shumta ruse.

RonaTyra

Shumë mesazhe ngushëllimi erdhën nga ana e fansave dhe ish-shokëve të tij, të cilët shkruanin: “Heronjtë nuk vdesin kurrë”.

Sipas burimeve, Malishev është sportisti i tretë që ka humbur jetën nga kjo luftë, pas dy futbollistëve që mbetën të vrarë nga bombardimet e Rusisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu