U arrestua në Belgjikë, kush është “koka” e klanit Duka, kundërshtari ‘numër 1’ i Ervis Martinajt

0
Gjigandi

Leonard Duka është arrestuar sot në Bruksel teksa jetonte në një lagje të qetë të kryeqytetit belg në një shtëpi private.

Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ai njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt.

Duka është anëtari i bandës së armiqve të përbetuar të Ervis Martinajt, mbretit të basteve që është zhdukur që prej gushtit të vitit të shkuar dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Dyshohet se ‘Klani Duka’ ka qenë ai i cili “i ka prerë krahët” Ervis Martinajt.

Pas prishjes së pazareve të parave mes tyre, Martinaj dhe ‘Klani Duka’ u përfshinë në një konflikt të drejtpërdrejtë.

Përplasja mes grupit të Ervis Martinaj dhe vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka kulmoi me eleminimin e ish-policit Santiago Malko, një prej miqve më të afërt të Martinajt. Vrasje e cila dyshohet se u krye nga ‘Klani Duka’, mbrëmjen e 27 gushtit 2019, në rrugën ‘Xhanfize Keko’, në Tiranë.

RonaTyra

Santiago Malko kishte qenë i pranishëm edhe gjatë përplasjes me armë që Ervis Martinaj, kishte pasur disa muaj më parë, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Kjo vrasje erdhi pasi ‘Klani Duka’ kishte dështuar në ekzekutimin e Martinaj.

Përplasja mes Martinajt dhe Dukëve, që duket se kishte nisur për lojërat e fatit. Por ku thuhet se Martinaj, mori peng dhe dhunoi babain e vëllezërve Duka. Gabim të cilin Klani Duka nuk ia fali kurrë Martinajt.

Klani që thuhet se tashmë ishte betuar deri në elimiminin e ushtarit të fundit të Martinaj dhe vetë kundërshtarit të tyre më të madh.

Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka ai.

Ku një hetim i prokurorisë së Tiranës, zbuloi se Vëllezërit Duka kishin investuar fuqishëm me të gjithë mjetet për të ditur lëvizjet e Martinaj me objektivin për të kryer eleminimin e tij. Hetim që ndër të tjera, zbuloi se Klani Duka, kishte rekrutuar punonjësen e një agjencie turistike, me qëllim që kjo e fundit kundrejt pagesës tju vinte ne dispozicion lëvizjet dhe vendet ku do të akomodohej Ervis Martinaj.

Ekzekutimi i Santiako Malkos nisja për eliminimin e grupit ‘Martini’

Mbi këtë të fundit, SPAK thotë se e qëlloi vlonjati Fatmir Hyseni, i njohur si DOQJA. Por vrasja e Malkos, do të ishte vetëm fillimi i fundit të pandalshëm të eleminimit të grupit të Ervis Martinaj.

Një tjetër vrasje brenda radhëve të grupit të Martinaj, që do të shënjonte sinjalin se ditët e arta të një perandorie kishin nisur perëndimin e tyre. Më 30 maj 2020, një tjetër atentat, këtë herë brenda një hoteli, në aksin Mamurras-Lezhë, do t’i merrte jetën biznesmenit Bujar Lika dhe mikut të tij, Paulin Gjergji.

Lika, ishte mik i ngushtë me Ervis Martinaj. Atentat që shpejt do të pasohej nga i radhës. Dhe që do të trondiste edhe njëherë fuqishëm grupin e Martinajt. Viktimat këtë herë brenda këtij grupi, do të ishin Erigers Mihasi dhe miku i tij Armand Dumani. Të cilët u ekzekutuan barbarisht më 13 nëntor 2021, në Tiranë, në zonën e Unazës së Re, brenda makinës së tyre. Eleminim i ushtarëve të Martinaj që do të kryhej publikisht, në sytë e dhjetëra pasagjerëve që sapo zbrisnin nga urbani i linjës së Tiranës së Re.

Por teksa viti kalendarik dukej se do të mbyllej pa humbje të tjera në radhët e grupit të Martinaj, një tjetër viktimë brenda këtij grupi do të përmbyllte ciklin vjetor të hakmarrjes së egër që tashmë ishte e dukshme.

Can Karriqi, edhe ky një ushtar i Ervis Martinaj, u ekzekutua më 23 dhjetor 2021, në Kamëz, brenda një makine. Dyshimet për këto krime ranë mbi ‘Klanin Duka’. Mesa duket Martinaj, nuk kishte llogari të hapura vetëm me këtë Klan, por edhe me të tjerë grupe apo familje, me të cilat tashmë i ndante gjaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu