U akuzua për blerje klikimesh, reagon Alban Ramosaj

0
Gjigandi

CEO i “Acromax” ka qenë së fundmi i ftuar në programin ‘Ndryshe’, ku ka folur pikërisht për klikimet e blera nga artistët shqiptarë në këngët e tyre. Jo vetëm kaq por ai zbuloi edhe një listë emrash të artistëve që blejnë klikime. Aldor Nini tha se ndër artistët e parë që blen klikime është Ardit Çuni. Gjithashtu, ai përmendi emrin e Alban Ramosajt dhe Ledri Vulës.

Por menjëherë ka ardhur reagimi i Alban Ramosajt, i cili ka publikuar një postim në rrjetin social Instagram, ku shkruan se:

“Për aq kohë sa jam lajmi…faleminderit”,- shkroi Albani.

Por cfarë tha më herët CEO i “Acromax”?

“Ne kemi një listë shumë të gjatë artistësh që i menaxhojmë. Të gjithë atyre i ka shkuar në majë të hundës pjesa e blerjes së klikimeve, pjesa më e madhe e do këtë gjë, nuk duan të konkurojnë me artistë të tjerë që i blejnë klikimet. Nuk i kemi vënë në dukje më parë, tani ka ardhur momenti. Personi pasi pa lajmin më tha që ‘çfarë të duhet ty që fut hundet’. Është Ardit Çuni. I thashë Arditit mua mu deshën gati 10 sekonda të gjeja Shqipërinë, aq poshtë ishte. 668 klikime ka vetëm nga Shqipëria, 37 mijë klikime nga India. Alban Ramosaj, kam shumë respekt për të, por kënga ‘A je me najkon’ ka vetëm 13 mijë shikime nga Shqipëria. Kjo mendoj se është viktimë dhe jo që i ka blerë vetë. Ergita Bahja ka kënduar te ‘Kënga Magjike’. Kishte më shumë nga Kazakistani. Një nga artistët që nuk ka aspak nevojë të blejë klikime por ka dalë në sistemin tonë është Ledri Vula, kishte blerë klikime te kënga Monaco”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu