“Im atë më “detyronte” të…/ Lori Hoxha zbulon si është njohur me Kledi Kadiun para shumë vitesh

0
Gjigandi

Trashëgimtarja e “Top Channel” dhe producentja Lori Hoxha ka zbuluar së fundmi takimim e parë me balerinin e njohur Kledi Kadiu. Ky i fundit është konfirmuar si kryetari i jurisë në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars.”

Në një postim në ‘Instastory’, Hoxha ka ndarë foton e Kledit krahas së cilës shkruan se e ka takuar për herë të parë Kledin në moshën 13-vjeçare së bashku me motrën e saj, pasi i ati i tyre i ndjerë i çonte për t’u ushtruar te akademia e tij. Producentja rrëfen edhe një situatë të ndodhur vite më parë, ku Kledi “nuk ngurroi t’i jepte atë që për çdo balerinë është esenciale: të dali e para.” Ajo e përfundon statusin e saj duke falendëruar Kledin që ka pranuar ftesën.

Postimi i plotë:

“I kam dhënë dorën për herë të parë Kledit në moshën 13 vjeçare kur im atë “detyronte” mua dhe @sarahoxhaaa të udhëtonim çdo ditë pas shkolle për t’u ushtruar te akademia e tij e baletit në Romë. Në fjalët e tij, Kledi ishte balerini më i mirë shqiptar dhe ne nuk mund të shkonim diku tjetër. Kledi nuk vinte shpesh aty, por një nga kujtimet e mia të para më të ka qenë pikërisht në një nga studiot e baletit teksa unë dhe dhjetra vajza e djem përgatiteshim për shfaqje. Ai erdhi për të parë a do e nderonim dhe unë nuk ja hiqja sytë që të kuptoja a do më njhte kur të na kryqëzohej shikimi. Si çdo balerinë aty (por ndoshta pak dhe prej dëshirës për protagonizëm që më karakterizonte në adoleshencë) doja të bija në sy te “balerini i famshëm i Mediaset”. Në të githë madhështinë e tij me modestinë më të madhe ai nuk ngurroi të më jepte atë që për çdo balerinë është esenciale: të dali e para.

Sot, 16 vite më vonë suksesi i Kledit nuk ka ndryshuar megithatë rrethana jonë nuk është më e njejtë. Unë nuk kërcej më (jo prej deshirës por stafi [email protected] nuk më do për ogur të mirë në premierën e saj) dhe ai nuk është këtu për të më gjykuar mua. Ai pranoi ftesën time dhe të @sarahoxhaaa për të na u bashkuar në një tjetër shfaqje; atë që unë ngulmoja që pas fitores time në 2014 ta kisha pjese të @topchannelalbania dhe që Sara po e sjell në jetë me një skuadër fituesish si në skenë ashtu edhe në prapa skene. Grazie Kledi. Shihemi në skenë!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu