Trupi i tregtarit polak të armëve u dogj pa e konfirmuar se ishte ai, pikëpyetjet e një vdekjeje “50 mln €”

0
Gjigandi

Të pathënat e vdekjes së ‘bosit’ polak që i detyrohej autoriteteve gati 50 milionë euro për një ujdi të prishur me respiratorët. Andrej Izdebski vdiq në Shqipëri më 20 qershor 2022, por trupi i tij u dogj përpara se shteti polak të konfirmonte se ishte ai personi që kishin shpallur në kërkim. Polaku kishte ardhur në Shqipëri të fshihej nga autoritetet atje ndërsa edhe këtu nuk arriti dot të ngrinte një biznes të rregulltë. Tregtari i armëve shoqërohej nga Koloneli Ylli Zyla, një ish-drejtor i MEICO dhe Syrja Myftari.

Autoritetet polake kanë ngelur pa fjalë kur kanë mësuar se tregtari Andrzej Izdebski ka vdekur në Shqipëri pas një arresti kardiak më 20 qershor. Izdebski, një emër i njohur për drejtësinë polake vdiq në Shqipëri por procedura për dërgimin e trupit dhe ajo që pasoi pas ndërrimit jetë është e ngjashme me një film misterioz. Gazetari i TVN24, Sebastian Napieraj është nisur nga Polonia dhe ka mbërritur në Tiranë. Në raportimin e tij për median ku punon, siç Dosja.al e ndoqi me vëmendje, gazetari deklaroi se ka shumë pikëpyetje. E gjithë sekuenca që lidhet me vdekjen, kufomën dhe djegien ka ndodhur pa dijeninë e autoriteteve.

Shteti polak ende nuk ka arritur ta konfirmojë se 71-vjeçari që ishte në Shqipëri ishte Andrzej, pasi trupi i tij është djegur. Gazetari tha se siç konstatohet, prokuroria ka informacione të pakonfirmuara se Andrzej Izdebski pronari i një kompanie që tregton armë dhe ka patur për detyrë që të furnizonte shtetin polak me respiratorë gjatë pandemisë, kavdekur.

Por çfarë ka ndodhur? Pasi u largua nga Polonia me një transaksion prej 250 milionë euro, 50 nga të cilat nuk i ktheu në shërbim, polaku Andrzej u zhduk dhe erdhi në Shqipëri, nga kunë vitin 2021 kërkoi të niste një biznes me Ylli Zylën. Të martën, gazeta polake “Gazeta Wyborcza” shkruante se polaku ishte në partneritet me ish-kreun e Inteligjencës së Ushtrisë shqiptare, dhe se edhe pse shteti polak ishte në kërkim “intesiv”, pas vdekjes së tij të papritur në Tiranë, shërbimet polake nuk kontaktuan prokurorinë shqiptare.

Edhe pse pretendonte se po e kërkonte, shteti polak nuk ka kontaktuar fare me palën shqiptare, ndërkohë që gazetari deklaron se trupi i tregtarit të armëve u dogj pa dijeninë e shtetit polak. “Kjo histori është një skenar filmi sensacional”,-tha ai. Ai tha se kishte “shumë pikëpyetje” për këtë çështje. Ai theksoi se “në asnjë fazë, deri në djegien e trupit, nuk ishte përfshirë prokuroria publike, një organ i shtetit polak”.

RonaTyra

Pra, as Policia as Prokuroria Polake nuk e kërkoi Andrzej Izdebskin, i cili i kishte borxh Ministrisë së Shëndetësisë 50 milionë euro. As shërbimet e inteligjencës polake nuk ka marrë pjesë në hetim. Gazetari thotë se “prokurorisë duket se nuk i interesonte shumë fakti që i dyshuari kryesor ishte zhdukur, shkrirë, se nuk kishte asnjë kontakt me të. Sepse unë mendoj se nëse prokuroria do të merrej me këtë, ne do të kishim një konferencë për shtyp para disa ditësh, ku do t’i tregonin policisë që të intensifikonte kërkimin dhe nuk ishte kështu – vazhdoi ai.

Trupi i tij u dërgua në Poloni dhe iu nështrua procedurës së djegies së kufomës për traditën që familja ka ndjekur ndërkohë që shërbimet shqiptare nuk kanë kontaktuar as ato me palën polake. Edhe pse në Shqipëri ka nisur një hetim dhe një vëzhgim i jetës së polakut në Shqipëri pas vdekjes, prokuroria ka konfirmuar për gazetarin polak se askush nuk është interesuar për Izdebskin nga shërbimet polake dhe as nuk ka pyetur për të.

Por çfarë ndodhi? Pse vdiq polaku? Sipas autoriteteve shqiptare, shkaku i vdekjes së tregtarit të armëve ishte një arrest kardiak.

Kur vdiq? Atë mbrëmje ish-drejtori i MEICO e ka telefonuar për ta pyetur dhe 71-vjeçari i ka thënë se kishte një dhimbje në gjoks. Dy ditë më pas, më 20 qershor ai u gjet i pajetë në një apartament te pallatet Agimi pas një arresti kardiak.

Si e raportoi Policia shqiptare? Policia e raportoi vdekjen në një komunikatë të shkurtër për shtyp në të njëjtën ditë. Gabimisht Izdebski në komunikatë u identifikua me inicialet A.H. dhe i moshës 73-vjeç. Ai u gjet nga miku i tij, ish-kreu i Inteligjencës, Ylli Zyla.

Lëvizja e fundit? Ai është regjistruar të lëvizë me disa miq të tij në Dajt bashkë me një ish-drejtor të kompanisë së armëve MEICO. Ai ka drekuar në Shëngjergj dhe më pas është kthyer në Tiranë.

Si u dogj trupi? Kjo procedurë është e paqartë për të gjitha palët, pasi më 20qershor u gjet trupi, iu nënshtrua autopsisë që zbuloi se kishte vdekur nga arresti kardiak dhe më pas trupi u dërgua në mënyrë të çuditshme, pa dijeninë e autoriteteve polake në Poloni. Atje trupi u dogj, por autoritetet polake që e kërkojnë për 50 milionë euro ujdi e prishur me Ministrinë e Shëndetësisë, nuk e kanë konfirmuar se a ishte ai personi i shpallur në kërkim. Trupi u mor në Morgun e Tiranës nga familjarët dhe më pas u dogj.

Kur erdhi tregtari polak në Shqipëri? Pas një investimi të dështuar me gruan e Ylli Zylës, Liljanën në vitet 2012-2014, Andzrej mbërriti sërish në Shqipëri në fund të vitit 2021 ku takoi sërish mikun e vjetër. Pas propozimit të tij, në janar të 2022-ës, ai takoi Syrja Myftarin dhe i propozoi të hapnin një kompani që kishte në fokus tregtinë e materialeve ushtarake, përfshi dhe armët. Myftari ishte një ish-punonjës i Shërbimit Informativ me profesion inxhinier aviacioni. Në fund të janarit ata hapën një kompani të quajtur ‘Trade Invest & More’ sh.p.k. Por biznesi dështoi sa pa nisur…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu