Trump Jr përballë të atit! Osama bin Laden ka “mbështetur” Joe Biden

0
Gjigandi

Presidenti Donald Trump është shfaqur në një podcast të djalit të tij, Donald Trump junior, ‘Triggered’, ku ai pretendoi se Osama bin Laden ka ‘mbështetur’ Joe Biden, parashikoi se demokratët do të punonin me të nëse fitonte një mandat të dytë dhe tha se do të kishte një katastrofë të vërtetë nëse Biden do të fitonte në nëntor.

I pyetur për raportet se dokumente të konfiskuara në shtëpinë ku u vra bin ladeni, tregonin një plan për vrasjen e ish presidentit Barak Obama, me qëllim që Joe Biden të bëhej president, Trump tha:
“Ne do të bëjmë menjëherë spot me këtë, menjëherë, nëse është e vërtetë”.
Trump Jr më pas prezantoi një reklamë si dhuratë për ditën e baballarëve, të miratuar nga Trump, që pretendonte se Biden ishte mbështetur nga bin laden dhe e quante atë, kandidatin e kinës, të Iranit dhe Osama Bin Ladenit. Trump e quajti Biden të papërshtatshëm për të qenë president dhe tha se ai ishte ëndrra e kinës, e këto deklarata vijnë vetëm një ditë pasi ish sekretari për sigurinë kombëtare në shtëpinë e bardhë, John Bolton, publikoi pjesë të librit të tij të pritshëm, në të cilin thuhej se Trump kishte kërkuar ndihmë nga presidenti kinez, Xi Jin Ping, për ta ndihmuar në rizgjedhjen dhe kishte lëvduar planin e tij për të ndërtuar kampe përqendrimi për ujgurët myslimanë.
Donald Trump Jr, pyeti të atin nëse ai do të hapte dosjen Roswell, duke iu referuar teorive konspirative që pretendojnë se qeveria ka mbuluar rrëzimin e një ufoje në rosëell në 1947. Shumë njerëz ma bëjnë këtë pyetje- tha Trump, ka miliona njerëz që duan të shkojnë atje dhe të shohin. Unë nuk do t’ju tregoj cfarë di por është shumë interesante.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu