Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 52-vjeçari në Tepelenë

0
Gjigandi

Enea Prendi është arrestuar nga policia e Tepelenës pasi transportonte emigrantë të paligjshëm.

Burime për median bëjnë me dije se mënjeherë pas arrestimit, 52-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke i ofruar 100 euro.

“Në hyrje të qytetit të Tepelenës, pas ndalimit të automjetit që shërbente për transportimin e emigrantëve të paligjshëm, drejtuesi i automjetit, Enea Prendi ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të Policisë për të kontrolluar automjetin.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin tij i cili gjatë shoqërimit për në komisariat, ka tentuar të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 100 euro.

Nga veprimet hetimore rezultoi se Prendi komunikonte nëpërmjet aparatit celular dy dy personave të cilët u shpallën në kërkim, si bashkëpunëtorë në veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve të paligjshëm nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit. Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të këtyre shtetasve.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu