Godinat e 300 qendrave shëndetësore janë rikonstruktuar ose janë ndërtuar nga e para nga qeverisjes nga e majta, sipas kryeministrit Edi Rama.
Ai ka postuar në rrjetin social “Facebook” një video përmbledhëse nga pamja e re që kanë 300 qendra shëndetësore:
Tiranë, Dibër, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Berat, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.
Rama shton se janë ndërtuar ambulanca që kanë sjellë shërbime dinjitoze për mbi 1 milion qytetarë në periferitë më të largëta të vendit, deri dje pa asnjë lloj shërbimi.