Në kohën kur në mbarë botën numërohën 14 milionë të infektuar me koronavirus, Presidenti i Iranit, Hassan Rohani lëshon “bombën” me pretendimin se në vendin e tij ka 25 milionë të prekur nga sëmundja! Shifrat, sipas kreut të republikës islamike, mbështeten në një raport të ri të Ministrisë së Shëndetësisë, e janë shumë më të larta se sa të dhënat zyrtare të prezantuara nga Irani, ku flitej vetëm për 269,500 infektime.
Rohani, në paraqitjen e tij televizive, nuk shpjegoi përsenë e këtij dallimi kaq të lartë në shifrat e të infektuarve. Irani me mbi 80 milionë banorë, është shteti i goditur më rëndë prej pandemisë në Lindjen e Mesme.
“Vlerësimi ynë është se tani 25 milionë iranianë janë prekur nga ky virus dhe rreth 14 mijë kanë humbur jetën”, tha Rohani, duke shtuar se në spital janë shtruar në total 200 mijë vetë.
Burimi: top-channel.tv