Tiranë/ Zbardhen rrethanat e aksidentit ku humbi jetën 18-vjeçari

0
Gjigandi

Policia e kryeqytetit ka zbardhur rrethanat e aksidentit të ndodhur pak para mesnatës së sotme, ku humbi jetën 18-vjeçari Enjon Saliaj. Ai po drejtonte motorin elektrik, kur u përplas nga një makinë. Fillimisht, policia njoftoi se drejtuesi i mjetit ishte shtetasi me inicialet F.A., por në një sqarim të mëvonshëm, u bë me dije se ai ishte pronari i autmojetit. Në momentin e aksidentit policia njofton se makinën që përplasi 18-vjeçarin po e drejtonte shtetasi me inicialet S.K. 19 vjeç, tashmë i arrestuar nga blutë. Ky i fundit ka qenë i pajisur me lejen e drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Zbardhen rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e 18-vjeçarit, që ndodhi mbrëmjen e djeshme, te Fresku.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin.

Në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, te Fresku, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motor elektrik, mbeti i dëmtuar shtetasi E. S., 18 vjeç (drejtuesi i motorit elektrik), i cili më pas humbi jetën në spital, specialistët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë kryer veprime hetimore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit të përfshirë në këtë aksident.

RonaTyra

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në kohën që ka ndodhur aksidenti, automjeti nuk drejtohej nga pronari i tij, shtetasi F. A., por drejtohej nga shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verfikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident.

Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu