Tiranë/ Sekuestrohen ilaçe kontrabandë me vlerë 30 mijë euro

0
Gjigandi

Barna kontrabandë me vlerë 30 mijë euro janë sekuestruar në një depo farmaceutike. Në kuadër të operacionit të koduar “Barnat” ëshë arrestuar shtetasi me inicialet K.Dh. 59 vjeç dhe është proceduar penalisht bashkëshortja e tij 56-vjeçare.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet me sukses, si rezultat i një hetimi disamujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Barnat”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Tregtonin barna të kontrabanduara, që i mbanin në një depo farmaceutike, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht bashkëshortja e tij. Sekuestrohen barna të kontrabanduara, me vlerë 30 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Barnat”.

RonaTyra

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Dh., 59 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. Dh., 56 vjeçe, banuese në Tiranë (bashkëshortja e shtetasit K. Dh.)

Shtetasi K. Dh. dhe bashkëshortja e tij administronin një depo farmaceutike në rrugën “Mihal Duri”, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat arrijnë vlerën rreth 30 000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu