Tiranë/ I riu përplas për vdekje me makinë 69-vjeçarin

0
Gjigandi

Një 69-vjeçar me inicialet A.Z. ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Tre Dëshmorët” në kryeqytet. Shtetasi me inicialet L.L. po drejtonte automjetin që goditi për vdekjen 69-vjeçarin.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por policia po punon për zbardhjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.02.2023, rreth orës 18:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, shtetasi L. L., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin A. Z., 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu