Thellohet kriza financiare e Interit

0
Gjigandi

Interi ka bërë të ditur, përmes raportit të fundit financiar, se përfitimet e klubit kanë rënë për 30 milionë euro, ndërsa shpenzimet janë shtuar për 70 milionë.

Raporti financiar që i ka bërë të qarta vështirësitë e klubit zikaltër mbulon periudhën nëntëmujore, deri më 31 mars të këtij viti, 

“Fitimi total i Interit u ul për 30.5 milionë euro, ose për 11.3%, në 240.5 milionë euro nga 271 milionë eurot gjatë nëntëmujorit që përfundoi më 31 mars të vitit 2020”, thuhet në raportin financiar të Interit.

Interi sqaroi se kjo ulje e përfitimeve financiare të klubit ka ardhur si pasojë e përfitimeve të të vogla nga reklamat dhe mediat, ndërsa klubi në këtë nëntëmujor ka fituar më shumë para gjatë ditëve të ndeshjeve.

Më së shumti në këtë krizë financiare kanë ndikuar prishja e marrëveshjeve të sponsorizimit me Fullshare Holding Limited, King Dawn Investment Limited dhe skadimin e kontratën me agjencinë e marketingut, Beijing Yixinshije.

RonaTyra

Për më tepër, shkaku i krizës së koronavirusit, Interi ka marrë gjashtë milionë euro më pak sesa që ishte planifikuar gjatë muajit mars, kur edhe shpërthyen rastet me Covid-19 në Itali dhe në shumë vende të botës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu