Thellohet bilanci, 2 viktima nga aksidenti i rëndë në aksin Rrogozhinë-Elbasan

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku një kamion është përplasur me një automjet tip ‘Benz’.

Si pasojë e aksidentit, fillimisht u raportua se viktimë kishte mbetur 1 person, ndërsa tashmë policia ka konfirmuar se kanë humbur jetën dy persona, shoferi i ‘Benz-it’ dhe pasagjeri.

Forcat blu bëjnë me dije se një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.

Trupat e viktimave ende nuk janë nxjerrë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

RonaTyra

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu