Që në fillimin e marsit, Tedros Ghebreyesus deklaronte se një rruga kryesore për të luftuar virusin ishte një dhe e vetme: “ Testim, testim, tesim”!
Pa testime masive, thoshte kreut i OBSH-së, është sikur vendet të përpiqen të fashisin një zjarr me sytë e mbyllur’; distancimi social dhe larja e duarve, deklaronte ai, janë të nevojshme, por të vetme nuk mjaftojnë! Testimet masive u përshkruan si arsyeja e suksesit të Koresë së Jugut në frenimin e epidemisë. Islanda, Luksemburgu dhe Estonia janë sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, janë ndër shtetet që kanë testuar popullatat e tyre më shumë se çdo vend tjetër.
Niveli i lartë i testimeve në Islandë i detyrohet pjesërisht edhe një partneriteti publik privat, i cili përfshin kryerjen e testeve mbi njerëzit me ose pa simptoma Covidi nga një kompani farmaceutike. Më shumë se 6,3 milionë njerëz janë testuar në Gjermaninë e lavdëruar për programin e saj të testimit dhe një nivel relativisht të ulët vdekshmërie krahasuar me disa vende të tjera europiane.
Edhe ajo kishte një armë të fuqishme në dorë në betejën për të frenuar Covid 19: një grup laboratorësh private, të cilat po ndihmojnë të testohen më shumë se 50.000 njerëz në ditë. Pikërisht testimet e shumta e kanë ndihmuar Gjermaninë që ta gjurmojë përhapjen e koronavirusit më mirë sesa mjaft të tjerë në Europë.
Në Britaninë e Madhe, shumë njerëz i janë drejtuar alternativave private të testimit. Duke qenë se shumë u vetëizoluan, e një pjesë e tyre pa qenë e nevojshme, jo pak britanikë i porositën testet privatisht. Një sërë klinikash dhe laboratorësh privatë ofronin teste që bëheshin në shtëpi, edhe pse disa firma janë akuzuar për abuzime me çmimet ndërsa përdorimi i kiteve të njërës prej tyre, Randox është ndaluar se fundi nga qeveria për shkak të problemeve me sigurinë.
Burimi: top-channel.tv