Tërmeti në Turqi/ Aktorja e telenovelave turke gjendet e vdekur nën rrënoja, bashkë me të dhe e bija

0
Gjigandi

 

Emel Atici, një nga aktoret e telenovelave turke është gjetur e vdekur nën rrënijat e tërmetit tragjik në Turqi bashkë me vajzën e saj, Püryan. Mediat turke shkruajnë se nënë e bijë e gjetën pas një jave gërmimesh nën rrënojat e shtëpisë së tyre.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Emel Aici dhe vajzës së saj, Püryan Aici, aktores me vlerë të serialeve tona televizive në fatkeqësinë e tërmetit në vendin tonë. Për Emel Aici dhe vajzën e saj të dashur, për të gjithë qytetarët tanë që humbën jetën në tërmeti, Zoti shpreh ngushëllimet tona për familjet dhe të dashurit e tyre”, thuhet në deklaratën e agjencisë me të cilën aktorja kishte lidhur kontratë për xhirimet e serialeve.

Një tjetër aktore që është zhdukur prej një jave dhe që dyshohet se ndodhur gjithashtu poshtë rrënojave, është Cansu Dere, ylli i seriali ‘Ezel’.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 34,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu