Tërmeti prej 6.1 shkallësh që goditi të mërkurën Afganistanin ka lënë 920 të vdekur dhe 600 të tjerë.
Mediat e huaja raportojnë se tërmeti goditi rreth 44 kilometra nga qyteti Khost, pranë kufirit me Pakistanin.
Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika. Udhëheqësi i talebanëve Hibatullah Akhundzada tha se qindra shtëpi u shkatërruan dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.