Një 59-vjeçar, mësues në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Tepelenës u dhunua fizikisht mbrëmjen e së hënës.
Sipas informacioneve të para, mësohet se arsimtari është thirrur nga tre persona të cilët kanë dashur të sqarojnë një bisedë me të dhe më pas e kanë dhunuar në mënyrë barbare.
Plagët e marra në trup janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesën abdominale.
Familjarët kanë njoftuar policinë dhe njëkohësisht e kanë shoqëruar në Spitalin e Gjirokastrës për ndërhyrje kirurgjikale.
Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorëve të dhunës ndaj mësuesit të edukimit fizik.