OKB: Vrasjet e gazetarëve janë rritur me 50% në vitin 2022

0
Gjigandi

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se numri i gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë gjatë vitit 2022 u rrit me 50 përqind,.

Sipas të dhënave të UNESCO-S, vitin e kaluar u vranë në mbarë botën 86 gazetarë.

UNESCO ka mandat për të garantuar lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve në nivel global, dhe agjencia e OKB-së tha se të dhënat e saj theksojnë rreziqet dhe dobësitë e rënda me të cilat përballen gazetarët në punën e tyre.

Por numri i gazetarëve të vrarë, sipas raportimit të UNESCO, është më I ulët në raport me Numri i të dhënat e Fushatës Press Emblem me bazë në Gjenevë, e cila më 14 dhjetor tha se 115 gazetarë u vranë vitin e kaluar, një rritje prej 45% krahasuar me vitin e kaluar, më e larta.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu