Policia ka rrestuar në flagrancë një person në Bulqizë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Të dy të rinjtë, 33 dhe 27-vjeç kanë tentuar të vidhnin disa mjete pune në pronësi të një subjekti minerar.
Gjatë kontrollit në banesë, 33 -vjeçarit i janë gjetur edhe disa vegla të tjera të cilat dyshohet se janë vjedhur më parë.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë tentuan të vidhnin krom në një subjekt minerar, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 33 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin I. V., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin disa mjete pune në pronësi të një subjekti minerar, në zonën e Martaneshit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. B., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy kapsolla detonatore dhe disa vegla pune, të dyshuara të vjedhura më parë nga ky shtetas.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.