Tentuan të kalonin kufirin me dokumenta fallco, kapen në portin e durrësit dy shtetasit kosovarë

0
38
Gjigandi

Dy shtetas kosovarë janë kapur nga autoritetet në portin e Durrësit, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin më dokumentacion të falsifikuar.

Specialistet e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” shtetasit:

F. R., 31 vjeç dhe B. B., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu