Tentoi të ndihmonte 10 emigrantë të kalonin kufirin, arrestohet 39-vjeçari

0
Gjigandi

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi po transportonte emigrant të paligjshëm.

Burimë nga policia bëjnë me dije se I. S. ka transportuar kundrejt fitimit 10 emigrantë pakistanezë. Mësohet se këta të fundit kishin si destinacion fillestar Malin e Zi dhe më pas vendet e BE-së.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muriqani”.

Operacioni, i zhvilluar nga strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër.

RonaTyra

Transportonte 10 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 39-vjeçari.

Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muriqani”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-I. S. 39 vjeç, banues në fshatin “Sektor Rinia”, Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, në afërsi të PKK Muriqan, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, me të cilin dyshohet se ka transportuar kundrejt fitimit, 10 emigrantë pakistanezë, të cilët kishin si destinacion fillestar Malin e Zi dhe më pas vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu