Tentoi të kalonte fshehurazi 17 mijë euro, vihet nën hetim 56-vjeçari turk në Kapshticë

0
Gjigandi

Një 56-vjeçar nga Turqia është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte fshehurazi një shumë të konsiderueshme parash në pikën kufitare të Kapshticës.

Uniformat blu raportojnë se gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit S. A., iu gjetën 17 mijë euro në çantën e dorës dhe në xhup.

Njoftimi i policisë:

Kapshticë/Policia Kufitare godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 17 000 euro të padeklaruara. Procedohet penalisht poseduesi.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një automjet kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin turk S. A., 56 vjeç, banues në Adapazar, Turqi.

RonaTyra

Gjatë kontrollit të ushtruar, 56-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe në xhup, 17.000 euro të padeklaruara. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu