Një 42-vjeçar është arrestuar në Shkodrër, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë në rrugën “Muhamet Gjollesha”në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”.
Shtetasi me iniciale R.B., ka tentuar ta puthte dhe prekte në vende intime minorenen, e cila kallëzoi në polici rastin.
Sakaq, vetëm pas 1 muaji, mësohet se është vënë në pranga personi i dyshuar për ngacmim seksual.
Njoftimi i Policisë:
Shtetasi me inicialet R.B ka ngacmuar seksualisht adoleshenten me datë 14.04.2022 në rrugën “Muhamet Gjollesha”në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” duke tentuar ta puthte atë e ta prekte në vendet intime. Pas kallëzimit, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.