Tentoi që të kalojë kufirin me dokumente falso, arrestohet i riu

0
Gjigandi

Një 22-vjeçar  ka rënë në prangat e Policisë në Portin e Durrësit, pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara. I riu i identifikuar me inicialet R.D banues në Tiranë tashmë do të përballet me akuzën e falsifikimit të pasaportave ose vizave.

Njoftimi i policisë: 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin R. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara,” njoftoi Policia Durrës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu