Tentativë për tjetërsim pasurie/ Prokuroria nis hetime për Alda Klosin

0
Gjigandi

Pas arrestimit të Alda Klosit nën tri akuza, bëhet me dije se Prokuroria ka mundur të bie në gjurmët e një tentative për tjetërsim pasurie që gjenden të regjistruara në emrin Klosit ose të njerëzve të afërt të saj.

Duke parë se mund të ndërhyhet kryesisht në hipotekë për kalimin te palë të treta të pronave, mësohet se Prokuroria po kërkon identifikimin e tyre me qëllim gjetjen e burimit të këtyre pasurive, sigurisht nëse e pandehura mund t’i justifikojë ato.

Paralelisht me hetimin për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Deklarim i rremë para prokurorit” dhe “Mosdeklarim apo Fshehje të pasurisë”, tashmë Prokuroria e kryeqytetit ka nisur një hetim pasuror për të zbuluar pronat dhe llogaritë bankare të Alda Klosit, bashkëshortit të saj dhe anëtarëve të tjerë të familjes, përfshi njerëzit e afërt të familjes së saj si edhe kushërinjtë, të cilët ajo i përfshiu vetë në tentativën për të justifikuar shumën e parave që denoncoi të vjedhura.

Sipas të dhënave që vijnë nga grupi hetimor bëhet me dije se disa nga pronat në Tiranë janë bllokuar në hipotekë, pasi kishte tratativa për tjetërsimin e tyre, te persona të tretë.

Sipas prokurorëve, hetimi pasuror ka nisur me qëllim marrjen e pasurive që Alda Klosi, nuk është në gjendje t’i justifikojë. Qëllimi i prokurorëve të Tiranës mësohet se është vetëm gjatja pronarit dhe burimit real i krijimit të shumës financiare, prej gati 600 mijë euro./Panorama

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu