Stefano Pioli ka folur pas tensionit me Zlatan Ibrahimovic në momentin e zëvendësimit të suedezit.
Kur Milani ishte duke fituar në shifrat 4-1 ndaj Bolonjës erdhi edhe largimi i këtij lojtari për t’i lënë vendin Leaos.
“Pioli, herë tjetër zëvendëso futbollistët e tjerë. Duhej të shënoja unë”, ishin fjalët e thëna nga ana e sulmuesit që nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e teknikut.Kjo është zbuluar nga ana e gazetarëve pasi vetë trajneri shprehet se nuk e ka dëgjuar diçka të tillë.
Duke kujtuar se e drejton Milanin, Pioli nuk mund të lërë pa përmendur edhe rëndësinë e madhe që ka Ibrahimovic te ekipi.
“Ibrahimovic më tha diçka pas zëvendësimit dhe unë nuk e kuptova.
Por është normale, donte që të luante. Ka ardhur pas një dëmtimit dhe unë jam trajneri, më duhet që ta ruaj. Sepse më duhet të ruaj energjitë e të gjithëve këtu deri në fundin e kampionatit”, u shpreh Pioli.