Tenderi dentar/ Ku do i rregullojnë dhëmbët qytetarët, sërish tek kompania që shet motora apo…? Gafat e Manastirliut, shpallet thirrja

0
Gjigandi

Tender i shërbimit dentar të lëvizshëm është rihapur përsëri dhe mbetet për tu parë nëse edhe kësaj radhe do e përfitoi kompania që shiste pjesë motorike apo MInistria e Shëndetsësisë do i shohi më me imtësi partnerët që bashkëpunon.

Për ta konkretizuar, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar nga Ogerta Manastirliu ka hapur një tender mjaft të majmë prej 16.6 milionë lekësh pa TVSH për kabinetet dentare të lëvizshme për kujdesin e shëndetit oral të fëmijëve.

Bëhet fjalë për njësi të lëvizshme të shërbimit dentar që do të jenë në dispozicion, për të rritur aksesin në shërbimin dentar për fëmijët.

Në një vit do të jepen rreth 170 milionë lekë. Procedura është hapur dhe deri më datë 5 Prill duhet të paraqiten ofertat.

RonaTyra

Por, dy vite më parë u denoncua fakti që tenderin e fitoi një firmë motorësh, po këtë vit çfarë do të ndodhë? Lëvizjet kanë nisur.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpallur fitues në vitin 2021 për tenderin e dentistëve një firmë që e ka filluar aktivitetin e saj duke shitur motorë. Kjo duket qartë edhe në emrin e saj, MOTO-MANIA. Tenderin në fjalë e ka organizuar Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor me numër reference REF-07908-10-12-2021.
Nëpërmjet tenderit u ekzekutuan blerje të kiteve dentare për kujdesin dentar të fëmijëve.
Këto kite konsistojnë në poltronin e pacientit bashkë me pajisjet përkatëse si freza, llamba mbushëse, sirtarë etj.

Natyrisht gjëja e parë që ju shkon në mend është se këto pajisje mund të prokurohen nga kompani të mëdha farmaceutike apo pajisjesh mjekësore. Por jo, kompania na rezulton e profilizuar për motorë dhe mesa duket funksionoka si supermarket.

Objekti i procedurës është F.V. Unite Dentare për kujdesin dentar të fëmijët ndërsa fondi limit i tenderit është 11,401,260 lekë të reja pa TVSH ose rreth 140 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Shikohet se kemi të bëjmë me një mungesë totale konkurrence pasi ka marrë pjesë vetëm një firmë. Përkatësisht MOTO-MANIA në pronësi të shtetasit Albert Ballabani që ka ofruar vlerën prej 9,276,540 lekë të reja pa TVSH./Abc24.al

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu