Dosja e Luan Baçit/ Fshehu 1.5 milionë euro, dyshime për pastrim parash. A ka gënjyer edhe në formularin e dekriminalizimit?!

0
Gjigandi

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi u thirr disa muaj më parë në SPAK. Baçi tha se ishte marrë në pyetje në lidhje me një denoncim ndaj tij për fshehje pasurie. Në deklarimin e dhënë në SPAK deputeti Luan Baçi, shpjegon se për herë të parë Deklarimin e Pasurisë e ka bërë në vitin 2013, pasi me ndryshimet ligjore të vitit 2012, Drejtorët e Drejtorive u bënë subjekte deklaruese.

“Në SPAK kam qenë dhe unë, më ka marrë në telefon një oficer i SPAK dhe më tha duhet të vish për një deklarim. Shkova deklarova. Më thirrën për një denoncim të bërë për mua nga një patronazhist nga Fieri, që thoshte se s’kam deklaruar të ardhurat”, tha Baçi.

Abc24. al ka parë disa dokumente, të cilat janë pjesë e dosjes në duart e prokurores së SPAK-ut, Enkeleda Millonai.  Dokumentet tregojnë se Luan Baçi, gjatë viteve 2010-2012, ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private Geral AM, para të cilat nuk u dihet burimi. Këto transaksione deputeti i PD nuk i ka deklaruar në ILDKPKI. Luan Baçi ka fshehur edhe shit-blerje aksionesh, ndërsa dyshohet se është përfshirë në skema mashtrimi. Deputeti i PD ka deklaruar për herë të parë pasurinë në vitin 2012 si drejtor i PD në krye të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, Fier.  Baçi ka deklaruar 10 pasuri të palujtshme, por jo investimin e qindra mijërave euro në kompaninë Geral AM.

Kallëzimi ndaj deputetit të rithemelimit të PD është depozituar në SPAK, nga Aredin Behari, një personazh ky që i shpëtoi dy herë atentatit me armë i organizuar nga Skerdi Tasi, Henrik Hoxhaj dhe i financuar kundrejt 80 mijë euro nga Albert Pashaj, që tashmë është arrestuar nga prokuroria. Por vetëm 15 ditë pasi Aredin Behari, kishte depozituar kallëzimin penal kundër deputetit të Fierit, Luan Baçi, prokurorja e çështjes Manjola Kajana, vendosi të mosfillojë dosje penale kundër zyrtarit të Kuvendit të Shqipërisë me argumentin se fakti i paraqitur në kallëzim nuk përbën vepër penale.

Vendimi për mosfillimin e hetimit është bërë në datën 6 korrik 2023, pikërisht në të njëjtën ditë, kur deputeti Baçi është thirrur në SPAK dhe ka dhënë shpjegime lidhur me pasurinë e tij. Aredin Behari, pretendon se Luan Baçi, aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i ka vjedhur pasurinë dhe nuk ka deklaruar të ardhurat si subjekt i ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nënpunësve publike në periduhën që ka qenë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier (DRShTRr)

RonaTyra

Në kallëzim Behari parashtron se në vitin 2008 ka themeluar dhe ka qenë aksioner i vetëm i shoqerise “Geral AM” shpk.

Nga dokumentet që ka parë Priza.al, ngrihen dyshime të arsyeshme se Luan Baçi ka fshehur pasurinë dhe është përfshirë në pastrim parash. Ky ligj që ka shkelur Baçi dënohet nga gjobë deri në 6 muaj burg, sipas nenit 257 të Kodit Penal. Për veprën penale, fshehje dhe deklaratë e rreme e pasurisë.

 

Baçi dyshohet se ka falsifikuar edhe formularin e dekriminalizimit, duke fshehur një hetim për korrupsion ndaj tij.

Vijon…/ Abc24.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu