INVESTIGIM/ Sektori “delivery”, evazion miliona euro, kushte të tmerrshme pune, dhe fshehje aksidentesh, kush i mbron Foodin, Proper Pizza e deri tek shërbimi postar privat?

0
Gjigandi

Shërbimi “delivery” pra shpërndarja “në derë”, e ushqimit ose produkteve të tjera të porositura online, është një sektor që në vendin tonë ka më pak se 10 vite që funksionon.

Nisi si fillim me disa posta private, e më pas u bë metodë e shpërndarjes së ushqimeve. Dhe sot që flasim pothuajse çdo produkt, ushqim, rroba, ilaçe, alkool e çdo gjë që dëshiron vjen në destinacion. Ku nëpërmjet postave private, e ku nëpërmjet kompanive “delivery”.

Redaksia e Abc24.al ka administruar disa dëshmi të punonjësve apo ish punonjësve të këtyre kompanive, të cilët janë përfshirë në aksidente gjatë orarit të punës. Për të shmangur çdo situatë të pakëndshme, redaksia ka vendosur që identitetin e këtyre ish punonjësve ta mbajë në kushtet e anonimatit. Ama vetëm identiteti është “anonim”, por nuk është as anonim dhe as jetim fakti që këta djem kanë punuar në “të zezë” siç quhet rëndom, apo siç shteti preferon t’i quaje “pa sigurime”, të pa deklaruar. Të përfshirë në aksident, jo për shkak të tyre, por për shkak të trafikut, shiut, presionit për të dërguar sa më shumë porosi në destinacion, janë detyruar të heshtin dhe të mjekohen privatisht e natyrisht më pas të jenë edhe të papunë.

Dhe këtu po flasim për kompani që kanë me dhjetëra motoristë në staf siç është Proper Pizza dhe Foodin.

RonaTyra

Dhe ajo që e rëndon situatën është se këto kompani përveçse kanë fshehur numrin e punonjësve duke shmangur dhe pagesat e sigurimeve për secilin prej tyre, por edhe vijojnë të thellohen penalisht duke bërë evazion nëpërmjet faturave të shërbimit “delivery”. Pra thënë më qartë, për çdo porosi që na vjen në banesa apo zyra, paguhet një tarifë transporti nga 100 deri në 200 lekësh. Kjo tarifë paguhet pa faturë, e pa deklaruar dhe thjesht shkon në xhepat e pronarëve.

Në vijim:

1-Numri real dhe i deklaruar i punonjësve të shpërndarjes së Proper Pizza dhe Foodin

2-Numri real i porosive ditore që shpërndajnë këto kompani dhe sa kanë deklaruar në shtet

3-Si u fsheh aksidenti i motoristit për shkak se ishte i pasiguruar

4-Kush janë postat private që nëpërmjet mos deklarimit të faturave të shpërndarjes, kanë arritur miliona euro evazion

5- Kush e mbron kompaninë “Foodin” që të kryejë evazion masiv duke shpërndarë nëpër restorantet ku është i kontraktuar fatura tatimore jo te fiskalizuara?

Illyridium Media Group nëpërmjet titujve të saj, Priza.al, Abc 24.al dhe Gazetari.al do publikojë jo vetëm çdo dëshmi të punonjësve të këtyre kompanive por edhe çdo rast evazioni me shpresë se instancat do të reagojnë, të ardhurat të shkojnë në buxhet të shtetit dhe evazionistët të përgjigjen si kushdo para ligjit, dhe jo duke u fshehur pas pagesave dhe presioneve./Abc24..al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu