Policia e Elbasanit njofton se rreth orës 22:15 në Urgjencën e Spitalit Rajonal të këtij qyteti është dërguar i plagosur në krah shtetasi K. C.. I plagosuri është futur në sallën e operacionit dhe për momentin nuk ka të dhëna për gjendjen e tij.
Mësohet se i riu, rreth 30 vjeç është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Ai është gjetur nga kalimtarë në rrugë i mbuluar në gjak dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e saj.