“Të ndryshohet Kushtetuta”/ Opozita e re depoziton në Kuvend kërkesën me 29 firma

0
Gjigandi

Opozita parlamentare depozitoi zyrtarisht në Kuvend kërkesën për rishikimin e Kushtetutës për ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave.

Për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit nevojitet mbështetja e 28 deputeteve, por parlamentarët e rinj kanë siguruar 29 firma. Mes tyre bie në sy mungesa e emrit të Rudina Hajdarit.
Amentamentet e opozitës së re parashikojnë heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe prag 5 përqind për shpërndarjen e mandateve për partitë të cilat marrin pjesë në zgjedhje.
Opozitarët presin nga Kuvendi përgjigje për propozimin e tyre për shkarkimin e Rudina Hajdarit nga bashkëdrejtimi i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore pasi sipas tyre ajo u bë palë me mazhorancën kur firmosi marrëveshjen në Këshillin Politik.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu