“Ëndrra ime është që Lacio të fitojë titullin kampion dhe ditën tjetër pas zhgënjimit, Juventusit t’i duhet të luajë me ne dhe t’i japim goditjen fatale”.
Është ky mendimi i Paolo Rongonit, përgatitësit atletik të Lionit. Bashkëpunëtori i trajnerit Rudi Garsia, por që në të kaluarën ka punuar si për Romën, ashtu sikurse për Lacion, shpreson që Juvja të vijë sa më e demoralizuar, sa më e sfilitur në ndeshjen e kthimit për 1/8-at e Ligës së Kampioneve, që kanë në program ndaj Lionit, ndonëse data është ende për t’u përcaktuar.
“Nëse Seria A rifillon, sigurisht që Juventusi do të vijë në ndeshjen e kthimit me këmbët më të karikuara, me mendjen më të kthjellët.
E dimë që e kemi fituar 1-0 ndeshjen e vajtjes, por e vetmja mundësi që kemi për të qenë më të sigurt për t’u kualifikuar në Champions, është që Juvja të vijë përballë nesh e demoralizuar nga humbja e titullit”.